Boksierët Luna Nkosi, Kayala Engulu dhe Mpembele Nzola, u zhdukën në Beograd.
Të tre thuhet se janë në arrati, konfirmon Federata e Boksit të Republikës Demokratike të Kongos.
Pas lajmit për zhdukjen e tre boksierëve nga Kongo në Kampionatin Botëror, sipas disa mediave serbe, policia e Beogradit nuk ka raportuar për zhdukjen e sportistëve të përmendur, dhe askush nuk po i kërkon zyrtarisht.
Më tej thuhet se askush nuk e di pse dhe ku janë zhdukur dhe nëse e kanë shfrytëzuar ardhjen e tyre në Serbi për të ikur më tej në Evropë, kështu arsyetohen në Beograd.
Çudi tjetër është se sportistët po kërkohen, përderisa serbët gënjejnë, ndryshe thotë federata e Kongos.
“Lunata Nkosi, Kayala Engulu dhe Mpembele Nzola, janë zhdukur.
Të tre thuhet se janë në arrati dhe policia serbe është në kërkim të tyre”, thuhet nga Federata e Boksit e Kongos.