Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur kampionin e Gjermanisë në boksin profesionist, Altin Zogaj, i cili me prejardhje është nga Drenica.
Zogaj ditë më parë u bë kampion në kategorinë gjysmë të rëndë, kategoria 79.3 kilogramë.
Krasniqi e ka uruar Zogajn për suksesin e arritur, derisa i ka dëshiruar suksese në karrierën e tij.
Zogaj ka theksuar se me suksese do ta promovojë edhe Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke mos harruar prejardhjen e tij.