Boksirei francez Kiko Martinez ka treguar luftë të madhe në ring.
Ai ishte i papërmbajtshëm ndaj rivalit. Martnez ka fituar titullin e botës në kategorinë pendël.
Boksieri fitoi me nokaut kundër britanikut Kid Galahad.
Martinez të shtunën mbrëma në Sheffield, e rrëzoi Galahadin fillimisht në raundin e pestë, para se ta mbyllte dilemën në raundin e gjashtë, pas vetëm gjashtë sekondave në këtë raund.
Martinez ka rrëmbyer titullin IBF në kategorinë pendël që e mbante Galahad. Galahad kishte dominuar katër raundet e para, por pas nokdaunit të parë nuk arriti ta merrte veten.
“Nuk po mund të besoj se çfarë pash. Ishte një meç aq i njëanshëm. Por një grusht ndryshon çdo gjë. Kiko Martinez ka luftuar në nivelin më të lartë për 15 vjet. E dija se nuk do të ndalte së provuari. Ishte e djathtë brutale për të mbyllur meçin”, ka thënë Hearn raporton BBC.