Gjatë ditës së djeshme, të enjten është mbajtur konferenca para meçit të Florian Markut me Jorick Luisetto.
Boksieri shqiptar e ndjen veten të përgatitur si kurrë më parëpara përballjes me 33-vjeçarin francez, që numëron 11 fitore dhe dy humbje në karrierë.
Marku ishte i qetë gjatë gjithë konferencës, derisa bënte shaka me rivalin e tij.
Gjatë ditës së sotme, ai do të bëjë matjet zyrtare dhe objektivi është vetëm fitorja dhe më as të shijojë pjesën e mbetur të vitit pasi së shpejti, do të bëhet baba.
Meçi mes Markut dhe Luisettos do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Londër në SSE Arena.