Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot me vëmendje përcolli turneun e 23-të ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks.
“Zizi” si gjithmonë në qendër të vëmendjes, kësaj radhe ashtu si i ka hije, e përshëndet kryeministrin Kurti.
Një foto sa një mijë fjalë.
“Me Kryeministrin Kurti në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Adem Jashari’”, shkruan Salihu në profilin e tij në facebook.