Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), u shpreh se nuk ka preferenca në lidhje me rivalin e radhës.
Ai konfirmoi se do të përballet me atë boksier që do të jetë i disponueshëm në atë moment që ai do të rikthehet në ring, në shkurt ose mars të 2022-shit.
“Tani për tani po shijoj jetën time, duke i marrë ditët një e nga një. Nuk jam shumë i interesuar në lidhje me emrin e rivalit, pasi për mua nuk ka ndonjë ndryshim se cili është përballë meje në ring.
Do të dueloj me atë që do të jetë i disponueshëm në atë moment. Pasi të mësoj emri do të nis përgatitjen”, tha Fury.