Fury: Dua t’i kem të gjithë titujt

Boksi

Fury: Dua t’i kem të gjithë titujt

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Fury: Dua t’i kem të gjithë titujt

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) u shpreh se në të ardhmen e tij ai synon të duelojë vetëm me këta dy persona: Ukrainasin Oleksandr Usyk dhe britanikun Anthony Joshua. I pari mban titujt e tjerë kampionë bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO) dhe do t’i mbrojë ato pikërisht ndaj Joshua, në revanshin që do të zhvillojnë pranverën e ardhshme.

“Unë dëshiroj shumë që sfidën e radhës ta zhvilloj me Usyk, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Kaq! Nuk më intereson të duelojë ndaj Dillian Whyte apo Joy Joyce, unë thjesht dua t’i kem të gjithë titujt. Nëse ka një boksier tjetër me të cilin dëshiroj të përballem është Anthony Joshua. Këta janë dy boksierët e vetëm për të cilët interesohem të dueloj në të ardhmen”, tha Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij (30 fitore, 1 barazim).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat