Fury dhe Usyk bisedojnë në ‘FaceTime’ – britaniku dërgon një mesazh të fortë për të

Boksi

Fury dhe Usyk bisedojnë në ‘FaceTime’ – britaniku dërgon një mesazh të fortë për të

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 23:01
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë shkëmbyer disa mesazhe me njëri-tjetrin përmes një bisede në ‘FaceTime’.

Dy kampionët e peshave të rënda në boks nuk do të mund përballen më njëri-tjetrin në duelet e radhës, pasi për të dy ka një obligim shtesë.

Fury do të përballet me Dillian Whyte, ky i fundit i mandatuar nga WBC, derisa Usyk ka revanshin me Anthony Joshua.

Por, në një bisedë të fundit mes tyre në ‘FaceTime’, Fury e ka paralajmëruar se “po vjen” për ukrainasin.

“Oleksandri i madh. Thuaji Oleksandr se po vij”, ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

Fury dhe Usyk kishin 30 ditë kohë që të pajtoheshin për një meç mes tyre, por nuk e arritën këtë gjë.

Tani, të dy do të kenë nga një duel tjetër, para duelit të mundshëm mes tyre. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat