Fiks para 24 viteve (1997) është bërë kjo fotografi. Një fotografi sa një mijë fjalë.
Kush është ky burrë që qëndronte në prapavijë të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës?
Është Agim Tahiraj, ish boksier i spikatur dhe aktualisht gjyqtar elit në boksin e Kosovës.
Është emri më i përfolur në boksin e Kosovës, si gjyqtar dhe si burrë i fjalës e i vendosur.
Në vitin 1997, Agim Tahiraj ishte koordinator i ambulancës së ShHB Nënë Tereza - punkti Carraleva, kodra e trimave. Po ashtu ish aktiv në LDK, kryetar i nëndegës së SHHB Nënë Tereza - kodra e trimave etj.