Një skenë jo e përditshme ndodhi në sfidën e boksit, në mes Vasil Lomachenko dhe Richard Commey, e cila u zhvillua në “Medison Skuer Garden” në New York.
Boksieri nga Ukraina, Lomachenko shënoi fitore pas 12 raundeve ndaj boksierit nga Gana, edhe pse Commey ishte në dysheme, në raundin e shtatë.
Në momentet që arbitri në ring, i dha sinjal të vazhdojë përballja, boksieri ukrainas, iu drejtua këndit të boksierit kundërshtarë që të ndërpresë luftën, në shenjë të respektit të boksierit nga Gana.
Mirëpo kjo nuk aprovua nga stafi i boksierit ganez.
Ndërkohë boksieri ganez Commey u rikuperua mirë dhe e detyroi ukrainasin që të luftojë deri në fund. Kjo ishte fitorja e dytë për boksierin ukrainas, që nga humbja e titujve, të unifikuar ndaj Teofimo Lopez, vitin e kaluar.
Lomachenko drops Commey then asks his corner if they want to throw in the towel. Savage. @ThirteenthRound pic.twitter.com/2Qujbjzapr
— Barstool Sports (@barstoolsports) December 12, 2021