Kundërshtari ia çau ballin!
Artur Beterbiev dhe Marcus Browne kanë prodhuar një meç brutal në kuadër të kontestimit të titullit të light-heavyweight.
Boksieri rus pësoi një çarje të frikshme në ballë, në duelin me Marcus Browne, por kjo nuk e zmbrapsi atë nga lufta për titullin.
Dueli mund të ndërpritej në raundin e katërt, pasi boksierët përplasën kokën, por Beterbiev duroi dhe arriti të mposhte kundërshtarin e tij në raundin e nëntë.