Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker, ka qenë shumë më i mirë se Derek Chisora, duke triumfuar me vendim të gjyqtarëve pas 12 rundeve.
Parker tregon mjeshtri në disa runde duke e fituar rimeçin në peshën e rëndë të versionit WBO, që u zhvllua në Manchester.
Në rundin e katërt gjyqtari i numëron Chisoras. Parker ka qenë jashtëzakonisht i papërshtatshëm për Chisoran. Fundi i rundit të katërt me tensione, goditje pas goditje.
Në rundin e 7-të, Chisora bie në dysheme, ndërsa gjyqtari i numëron. Pas numërimit, Parker godet fuqishëm në fytyrë kundërshtarin.
Chisora në telashe edhe në rundin e tetë, sërish i numëron gjyqtari.
Rundi i fundit ishte jashtëzakonisht i luftuar, me disa goditje të forta ndaj njëri – tjetrit.
Joseph Parker ka 31 meçe, 30 të fituara, 21 prej tyre me nokaut dhe ka vetëm 2 humbje. Derek Chisora ka 44 meçe të zhvilluara, 32 të fituara, 23 prej tyre me nokaut, ka humbur 12 meçe.