Usyk pritet të ndeshet me Anthony Joshua në pranverën e vitit të ardhshëm, por po përfolet edhe për një meç ndaj Furyt, transmeton Insporti.
Përleshjet e radhës të Usyk nuk janë shpallë ende zyrtarisht, por plani i meçit ndaj Tyson Furyt, ku ukrainasi pret fitore, është zbuluar nga menaxheri i tij, Sergey Lapin.
“Fury ka një avantazh në madhësi, është i shpejtë por ka një gjë, ritmin e luftës që vendos Aleksandri, peshat e mëdha nuk do mund t’i durojë.
Teksa, Lapin shtoi se Usyk do ta mposht Joshuan në revanshin e tyre dhe mbase edhe do ta nokautojë.
“Ai do ta mposhtë Joshua-n përsëri në revanshin e tyre. Ndoshta këtë herë do ta nokautojë”, tha Sergey për Daily Mail.
Anthony Joshua nuk arriti t’i mbrojë titujt e tij botërorë kundër Oleksandr Usyk në meçin që u zhvillua në shtator.