Kick-boksieri i famshëm belg, Frederic Sinistra, ka ndërruar jetë nga pasojat e shkaktuara nga koronavirusi.
Frederic Sinistra, 41 vjeç, ai ishte në formë dhe gjendje të mirë kur u infektua me koronavirus. Simptomat ia përkeqësuan papritur gjendjen dhe ai përfundoi në spital.
Ai kishte marrë pneumoni dhe pati postuar një foto në rrjetet sociale me mesazhin: “Do të kthehem një mijë herë më i fortë!”.
Megjithatë, ai vdiq tre ditë pas këtij njoftimi. Trajneri i tij zbuloi se ai ishte një kundërshtar i madh i vaksinimit dhe masave të qeverisë për pandemi. Ai as nuk ka dashur të qëndrojë në spital, por është larguar nga institucioni me kërkesën e tij për t'u trajtuar i vetëm në shtëpi.
Fatkeqësisht, gjendja e tij u përkeqësua papritur dhe ai ndërroi jetë.