Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në artet marciale.
Luftëtari amerikan i MMA-së, Jesse Henry, humbi jetën tragjikisht në një aksident të shtunën, kur një gomë shpërtheu në një kamion të zjarrfikësve që ai po mirëmbante!
Përveç si garues në ring, Henry ka punuar si zjarrfikës në Luizianën veriperëndimore për katër vitet e fundit. Pas shpërthimit, ai u godit në kokë, u transferua me shpejtësi në spital, por nuk mbijetoi nga plagët e marra.
Henry la pas një vajzë nëntëvjeçare.