Pasioni i Mike Tyson për pëllumbat njihet nga të gjithë dhe fillon nga fëmijëria, nga koha që ai i i rriste si kafshë shtëpiake në New York.
Ja pse nuk befason anekdota që ka rrëfyer Iron Mke në një intervistë të dhënë kohët e fundit për Boomer & Carton, ku zbuluar se është ndarë nga një vajzë që i kishte propozuar të gatuante dhe të hante bashkë me të një nga miqtë e tij fluturues:
“Po dilja me një vajzë të re dhe ajo më ka thënë: ‘Nuk e e e di e po i lë të fluturojnë këto zogj të mallkuar, duhet t’i hash’. Një herë e kishte kapur një pëllumb e kishte gatuar dhe e kishte gatuar”, ka kujtuar Tyson.
“Unë nuk mund ta bëja. Nuk ishte gjëja e duhur për ta bërë. Ja pse nuk është më e dashura ime”.
Ndarja ka qenë paqësore, më mirë nga sa i ka ndodhur në rini, kur një djalosh e ka provokuar duke i vrarë një nga pëllumbat:
“Ai djalë ia këputi kokën pëllumbit tim. Dhe ajo ka qenë hera e parë që kam goditur me grusht. I dua pëllumbat që në moshën 9 vjeç. Ishin arratisja ime nga realiteti. Isha i shëndoshë dhe i shëmtuar. Fëmijët talleshin me mu gjithë kohës. I vetmi gëzim që kisha ishin pëllumbat”.