Ish-kampioni i peshave të rënda në boksin profesionist thotë se vendi i tij ka qenë në luftë për tetë vjet.
Emri i madh i madh i sportit, në uniformë dhe gati të luftojë me Rusinë.
Kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit Vitali Klitschko iu bashkua ushtrisë ukrainase dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.
Klitschko iu bashkua stërvitjeve të mbrojtjes territoriale të Ukrainës dhe me atë rast tha se vendi i tij tashmë ishte në luftë.
“Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe ato aftësi duhet të rikthehen. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e rangut të mesëm dhe të lartë të një vendi që ka qenë tetë vjet në luftë”, - tha Klitschko për "Telegraph" britanik.
Vitali Klitschko është sportisti më i njohur në historinë e Ukrainës, së bashku me futbollistin Andrej Shevchenko, i cili tashmë është trajner i ligës së parë italiane Verona.