Boksieri britanik, Amir Khan po hetohet nga policia për shkak se incizoi teksa drejtonte motorin e tij luksoz, përcjell Insporti.
Ish-kampioni i botës bisedoi me fansat për tetë minuta ndërsa ishte në timonin e Range Rover-it të tij në vlerë prej 100,000 £.
Është e paligjshme të dërgosh mesazhe ose të bësh një telefonatë – përveç rasteve urgjente – duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.
Policia e Mançesterit tha për The Sun dje: “GMP u njoftua për një video në mediat sociale, e cila duket se është filmuar gjatë drejtimit të një automjeti. Aktualisht policia po heton.”
Ishin edhe fansat ata që e kritikuan duke i thënë se shumë njerëz kanë vdekur si pasojë e këtyre pakujdesive.