I frikshëm për të gjithë kundërshtarët, por aspak për Xhevdet Pecin, që në ato vite ishte shumë i ri por me zemër luani.
Ishte viti 1974, Xhevdet Peci 18-19 vjeç, nuk iu tremb qerpiku i syrit dhe i doli ring të frikshmit Mate Parllovit, kampion i Evropës në vitin 1973!
Parllovi, boksier kroat, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2008 në moshën 59-vjeçare, hasi në një kundërshtar të papritur e të fortë siç ka qenë Xhevdet Peci, ani pse ka qenë i ri e papërvojë në vitin 1974.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/19/auto_Mate_Parlov_19721642594646.jpg)
Mate Parllovi
Peci kishte bërë luftë të madhe në ring, i ka mahnitur të gjithë, ani pse kishte humbur.
Edhe vet Peci ka deklaruar se si i ri kur luftonte me të fortë, edhe fitonte shumë si boksier.
Parllovit të frikshëm pak kush i dilte në ring në ish Jugosllavi, por Peci i doli dhe goxha i bëri telashe kampionit në fuqi të Evropës në ato vite. Krejt në fund, Peci grushtin e kishte si çekan, shumë herë kundërshtarët i hidhte në nokaut.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/19/auto_269712265_2983545575292885_2291120631560405846_n1642594643.jpg)
Xhevdet Peci
Peci është boksieri i vetëm që i ka të gjitha titujt me Prishtinën, pesë tituj kampioni të ish Jugosllavisë.