Boksieri britanik Anthony Joshua ka hedhur poshtë çdo dyshim në lidhje me të ardhmen e tij.
Ai konfirmoi se do të zhvillojë revanshin ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, ndaj të cilit synon fitoren dhe hakmarrjen për humbjen e zhvilluar në shtator të vitit të kaluar, ku humbi titujt.
“Në duelin e radhës do ta mposhtë atë dhe do t’ia marr të gjithë titujt kampionë.
Do të mbretëroj sërish dhe doi të bëhem për të tretën herë kampion bote në peshën e rëndë, duan apo nuk duan njerëzit”, u shpreh Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë.