Francis Ngannou realizoi një performancë brilante për të mposhtur Ciryl Gane në UFC 270 dhe për të mbrojtur titullin e tij të peshave të rënda UFC.
Luftëtari kamerunaso-francez mori fitoren e tij të gjashtë radhazi brenda tetëkëndëshit të famshëm pasi mposhti rivalin e tij, Gane, në ngjarjen kryesore të UFC 270.
Fitorja e Ngannou erdhi me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47, 49-46).
Lufta filloi me Gane që mbante distancën e tij nga Ngannou, i cili bëri disa goditje rrufe të vogla, por pa efekt shkatërrues.
Gane luftoi zgjuar, duke u larguar nga fuqia e Ngannou dhe duke goditur nga anash.