Boksieri filipinas Mark Magsayo i ka dhënë fund sundimit më të gjatë në boksin profesionist të burrave, duke e mposhtur Gary Rusellin për ta fituar titullin në kategorinë e lehtë në WBC.
Dy prej tre gjyqtarëve votuan në favor të Magsayos, promotor i të cilit është bashkatdhetari i vet Manny Pacquiao.
Boksieri amerikan Russell e kishte mbajtur këtë titull në ËBC që prej marsit të vitit 2015, por kjo ishte vetëm hera e gjashtë që ai luftoi për ta mbrojtur atë.
“Kjo ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë”, tha Magsayo pas fitores habitëse në Atlantic City.
“Faleminderit për përkrahjen tifozëve filipinas. Tani jam bërë kampion i botës”, shtoi ai.
26-vjeçari, i cili është i pamposhtur, e fitoi mundësinë për të luftuar për titull pasi e nokautoi meksikanin Julio Ceja në gusht dhe fitorja e së shtunës ishte e 24-ta në karrierë.
Dy gjyqtarë i dhanë a tij fitoren 115-113, ndërsa gjyqtari i tretë votoi për barazim 114-114.