Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Gjocaj, jep lajmin e hidhur.
Gjocaj konfirmon për vdekjen e ish boksierit Muhamet Ferizaj.
“Me një pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikut tim Muhamet Ferizaj.
Ne emrin tim dhe në emër të Klubit Boksit Amator Profi Peja ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën nga afër.
Me Muhametin kem kaluar shumë kohë së bashku, ku si dy boksier i kaluam shum sfida.
Muhameti ishte boksier i klubit Boksit Peja të viteve 80-ta, ku çdoherë në ring tregoj rezultate të shkëlqyshme.
Do ta kujtojmë gjithmonë si një shok, koleg dhe njeri të mirë ashtu siç ishte, i leht të qoftë dheu i Kosoves miku im”, ka shkruar Gjocaj.