Federata e Kick-Box-it e Kosovës, me kryetarin Fatmir Makolli, reagojnë ashpër në lidhje me kategorizimin e sporteve, sidomos të Federatës tyre.
Madje ata akuzojnë rëndë!
“Komiteti Olimpik i Kosovës, është i tri katër federatave dhe i grupeve, klaneve dhe jaranave.
Nuk e di a e dine sportdashësit kush është në këtë KOK.
Federata e ka një reagim rreh kategorizimit te sporteve, duhet me ju ardh turp çfarë kategorizimi kanë bërë.
Federata e Kik Boksit i ka tri medalje në Kampionatin Evropian. E kam një pyetje për atë Komision: cilat federata kane sjell medalje evropiane? Nuk kisha dashur te ceki me shumë.
Kanë sjell njerëz prej shteteve tjera duke i punësuar në KOK bile bile duke ju lidhur edhe rroga të majme.
Kosova ka mjaft kuadro të sportit që kanë sakrifikuar me mbajt sportin gjallë në Shtetin tonë.
Federata e Kick-Box-it të Kosovës, anulimin e këtij kategorizimi joprofesional, ky komision i ka vlerësuar federatat e tyre më së larti”, reagon Bordi i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës.