Selektori i Kombëtares së Kosovës (femrat), Faton Xhakli, do të përgatiten me vajza në qytetin bregdetar shqiptar, Durrës.
Xhakli synon që të përgatiten sa më mirë për sfidat që i presin në muajit e ardhshëm.
“Sot me 30 janar boksieret e Kosovës të të gjitha grupmoshave udhëtuan në përgatitje bazike në Durrës.
Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas plan-programit të paraparë për përgatitje bazike të boksiereve të Kosovës para fillimit të garave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Këto përgatitje i udhëheq selektori i femrave Faton Xhakli”, njofton sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.