Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, është me “dhimbje koke” dhe as vet nuk po i beson as syve e as veshëve se është në kategorinë D dhe pas Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës.
Makollin, kjo e ka bërë të ndihet gjithnjë e më i shqetësuar se ku gjendet në renditje sepse mendon se ka suksese në rrafshin ndërkombëtar.
Renditja në Grupin D është një “flakaresh i rëndë” për kick-box-in. Të premten e kaluar u publikua kategorizimi i sporteve nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kategoria D
Federata e Motoçiklizmit e Kosovës 28.28
Federata Sportive e Punëtorëve e Kosovës 28.41
Federata e Kick-Box-it e Kosovës 27.77
Federata e Muaythait e Kosovës 27.23
Federata e Bilardos e Kosovës 24.02
Federata e Pikados e Kosovës 21.09
Federata e Minigolfit e Kosovës 17.78