Luftëtarja amerikane Holly Holm, ish-kampione e botës në peshën “bantamweight” (pesha 56-62kg) në artet marciale mikse, do të rikthehet në kafaz në maj të këtij viti. Sfida e saj e fundit daton në tetor 2020, ndaj për të një rikthim në kafaz pas një kohe shumë të gjatë.
40-vjeçarja Holm, 14 fitore e 5 humbje, ka fituar dy sfidat e fundit në kafaz dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në UFC Night Fight që do të zhvillohet më 21 maj, në Las Vegas, Përballë saj do të jetë sportistja braziliane Keitlen Vieira (12 fitore, 2 humbje).
Holly Holm është një nga ikonat e këtij sporti, e bërë e njohur në vitin 2015, kur mposhti legjendën Ronda Rousey dhe u shpall kampion bote, titull që e humbi disa muaj më vonë.
Ajo është përpjekur të shpallet kampion bote në peshën “featherweight” (pesha 62-66kg), por ka dështuar.