Këtë fundjavë, në Hjuston, do të zhvillohet eventi UFC-271 në artet marciale mikse, eventi i dytë i madh i këtij viti.
Në total do të zhvillohen 14 duele, por 5 prej tyre janë ato më kryesoret, ku spikat dueli për titullin kampion bote në peshën e mesme, mes nigeriani Israel Adesanya dhe australianit Robert Whittaker.
Adesanya, 21 fitore e 1 humbje, do të duelojë për të dytën herë në karrierë ndaj Whittaker (23 fitore, 5 humbje). Në sfidën e parë, të zhvilluar në tetor 2019, Adesanya ka fituar me KO na raundin e dytë, ndërsa për australianin ky është një revansh. Asokohe, ai mbante titullin e përkohshëm të kësaj peshe.
Sfidat kryesore tw eventit UFC-271
Israel Adesanya-Robert Whittaker
Derrick Lewis-Tai Tuivasa
Jarde Cannonier-Dereck Brunson
Kyler Phillipes-Marcelo Rojo
Bobby Green-Nasrat Haqparast