EFC (Eagle Fighting Championship) që zhvillohet në Rusi, kampionat në MMA, ofroi një luftë jo të barabartë, ku u ndeshën luftëtarja Alexandra Stepakova me peshë rreth 60 kilogramë kundër Grigory Chistyakov, i cili peshon 240 kg.
EFC është e njohur për luftërat e pazakonta, ndaj pak ditë më parë patëm mundësinë të shikonim një duel mes një 75-vjeçari dhe nipit të tij 18-vjeçar kundër një gruaje.
Fansat tani u ‘mahnitën’ sërish kur ata panë luftën mes “gjigantit” 240 kg kundër një femre shumë më të lehtë në peshë.
Kuptohet, Chistyakov kaloi pjesën më të madhe të luftës duke ndjekur Stepakov, i cila bëri çmos për të qëndruar në distancë dhe për t’i bërë ballë sulmeve të tij.
massive Grigory Chistyakov vs female strawweight Aleksandra Stepakova ends in a decision. you can see on Aleksanda face no fake punches here . #popMMA pic.twitter.com/5kh3rKEl64
— Matysek (@Matysek88) February 9, 2022