Kombëtarja e Kosovës në kikc-box-, po shkëlqen në Kupën Evropiane, që po mbahet në Karllovc të Kroacisë.
Kosova deri tash ka siguruar 6 medalje, 4 të bronzta dhe dy të argjendta. Sot janë edhe dy finalistë dhe synojnë medalje të arta.
Dalmat Salihaj, Elton Hasani, Arbër Salihaj fituan medaljet e bronzta, ndërsa Donjeta Menxhiqi e Dardan Syla të argjendta, njofton për gazetën “Bota sot” Fatmir Makolli, kryetar i federatës.
Makolli është jashtëzakonisht i kënaqur me sukseset e garuesve, ku po japin më të mirën.