Adesanya mbron titullin kampion

Boksi

Adesanya mbron titullin kampion

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:02
Adesanya mbron titullin kampion

Luftëtari nigerian Israel Adesanya, mbrojti sot titullin kampion bote në peshën e mesme, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj australianit Robert Whittaker, sfidë e vlefshme për eventin UFC-271, zhvilluar në Hjuston (Teksas).

Fitorja e 22-të në karrierë për Adesanya (ka edhe një humbje), që mbron titullin e peshës së mesme, Divizion ku është i pathyeshëm. Një sfidë mjaft e bukur me 5 raunde, ku edhe Whittaker (23 fitore e 6 humbje), dueloi fort, por pa mundur të hakmerret për humbjen e tri viteve më parë.

Gjithsesi, të tri gjyqtarët ia dhanë fitoren Adesanya (48-47, 48-47, 49-46), por kjo tregon se edhe Whittake r pati shanset e tij, sidomos në dy raundet e fundit. Nigeriani e nisi më mirë sfidë, duke qenë superior në kafaz në tri raundet e para.

Whittaker u “zgjua” vonë, por e pati të vështirë të përmbysë avantazhin e nigerianit, që ruante kontrollin e sfidës, pa i dhënë mundësi rivalit të fitojë. Gjithsesi, sfida ishte e bukur, e hapur në të 5 raundet, me shumë grushte e shkelma nga ana e dy sportistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat