Sonte do të zhvillohet njëri nga meçet më interesante në boks, ku do të përballen dy ish-kampionët e botës, Amir Khan dhe Kell Brook.
Ky meç do të zhvillohet sonte në “Manchester Arena” të Anglisë.
Të dy boksierët në fjalë janë nga Anglia dhe mosha e tyre është 35-vjeç.
Khan ka një rekord prej 34 fitoreve, 21 prej të cilave i ka të fituara me nokaut.
Kurse, Brook deri më tash ka regjistruar 39 fitore (27 me nokaut) dhe tri humbje.
Përballja e tyre e sontme i takon kategorisë së lehtë dhe do të fillojë rreth orës 23:00.