Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka konfirumuar se do të ngjitet përsëri në ring dhe do të ndeshet me ish-kampionin britanik, Chris Jenkins, në Newcastle të Anglisë më 2 prill.
Lajmin e ka konfirmuar vet Florian Marku përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Ndryshe, boksieri shqiptar është i pamposhtur deri më tani, ku nga 10 meçe ka arritur 9 fitore dhe vetëm 1 barazim.
Marku po përgatitet për sfidën e madhe të fillim prillit.
"“Jam i lumtur që do të kem luftën time të parë të vitit. Do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha. Më pëlqen të luftoj, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Newcastle dhe t’u tregoj atyre markën time të luftimeve. Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë që ka fituar rripat e kampionatit në Britani.
Ky është një vit i rëndësishëm për mua dhe po kërkoj të bëj një deklaratë të madhe në Utilita Arena dhe të vendos pjesën tjetër të divizionit welterweight në gatishmëri”, ka shkruar Marku.