Legjenda e boksit botëror, Luan Krasniqi, reagon për agresionin rus në Ukrainë.
E gjithë bota është e habitur për sulmin ushtark rus në shtetin e Ukrainës.
“Janë lajme dhe foto të tmerrshme që po dalin nga Ukraina tani. Është vërtet e vështirë për mua të gjej fjalë për të.
Nuk duhet të ketë luftëra në Evropën e sotme.
Dhe shpresoj se ky makth do të marrë fund së shpejti.
Mendimet e mia janë me të gjithë ata që tashmë kanë humbur një të dashur në këtë çmenduri”, reagon Krasniqi në profilin e tij në facebook.