Dueli i peshës së rëndë në boks mes britanikëve Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Kjo përballje e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBC që mbahet nga Fury, do të zhvillohet më datën 23 prill.
Fury dhe Whyte e nënshkruan pak ditë më parë kontratën pas disa muajsh negociata.
Fury, i pamposhtur në ring (31 fitore e 1 barazim), rilkthehet të duelojë në vendlindje pas tri vitesh. Sfidat e fundit i ka zhvilluar në Amerikë, ku dhe mposhtri dy herë radhazi Deontay Wilder.