Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, do të hyjë në “Hollin e Famës” (hall of Fame) këtë vit. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e MMA-së pas eventit UFC-272, zhvilluar fundjavën e kaluar në Las Vegas.
Nurmagomedov, që njihet me nofkën “The Eagle”, e nisi karrierën e tij në kafaz në vitin 2012 dhe u tërhoq në tetorin e vitit 2020, i pamposhtur. Ai e mbylli karrierën e tij me rekordin 29 fitore dhe asnjë humbje.
Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zhvillohet ceremonia e “Hall of Fame 2022” dhe nëse do të ketë ndonjë sportist tjetër që do të hyjë në “hollin e famës”.
“Khabib është një nga sportistët më të mëdhenj që kemi patur në artet marciale mikse dhe në sportin në përgjithësi.
Askush nuk i ka dominuar rivalët e tij si Khabib, që u tërhoq i pamposhtur nga sporti. Do të jetë nder për ne ta pranojmë në hollin e famës këtë verë”, tha Dana White, presidenti i UFC-së.