Pas disa vitesh luftë të ngrirë, rusët sulmuan sërish hapur Ukrainën.
Prej dy javësh, ushtria e Vladimir Putin ka shkatërruar shumë qytete dhe ka vrarë civilë.
Sulme të tjera pati të martën. Në veri-lindje të Ukrainës, pati një sulm ajror në qytetin e Sumy.
Si rezultat i bombardimeve, të paktën 18 persona u vranë ndërkohë që disa burime thonë 21.
Artem Pryimenko, 16-vjeçari kampion ukrainas i arteve marciale, vdiq gjithashtu, së bashku me familjen e tij, duke përfshirë dy vëllezërit e tij më të vegjël.