Anthony Joshua mund të ketë një duel tjetër para atij me Oleksandr Usyk, për shkak të gjendjes së krijuar në Ukrainë si pasojë e agresionit rus.
Boksieri britanik, AJ, ishte i vendosur për një revansh me Usyk për të rikthyer titujt e tij të kampionit, por kundërshtari ukrainas është duke luftuar në mbrojtje të atdheut të tij dhe nuk e ka mendjen te boksi.
Si pasojë, Joshua duket se do të gjej një kundërshtar tjetër për duelin e tij. ‘Mirror’ kanë radhitur pesë emra, por në mesin e tifozëve ka dukshëm një të preferuar.
Ish-kampioni i WBC, amerikani Deontay Wilder është më i preferuari për një duel, por ka edhe emra të tjerë që mund të jenë në ring përballë AJ.
Otto Wallin, Luis Ortiz, Joseph Parker e Joe Joyce janë emrat tjerë të mundshëm.
Mbetet të shihet se cili do të jetë dueli i radhës për dy herë kampionin e botës në peshat e rënda, Joshua.