Florian Marku ka arritur që të gjunjëzoi britanikun për 4 runde.
Boksieri shqiptar ka hedhur me KO kundërshtarin e tij Jenkins, që pësoi tronditje të mëdha nga goditjet në kokë. Menjëherë nisën lëkundjet dhe arbitri ndërpreu gjithçka në raundin e katërt.
Marku ka kërkuar që ndeshjen e radhës ta zhvillojë me Amir Khan, por nga ana tjetër një boksier ka sfiduar hapur Florianin.
Bëhet fjalë për Chris Kongo që ka guxuar jo pak me fjalët e tij: “Unë kam rrezikuar jo pak në karrierën time, kam marrë rreziqe dhe jam ndeshur me më të mirët.
Gjithmonë thuhet se ti je aq boksier i mirë sa ndeshja jote e fundit. Nëse merr ndeshjen time të fundit me këtë që bëri Florian Marku, kjo është si ta kishte humbur. Jam i sigurt se nëse do të ndeshemi, Florian nuk më lidh dot as këpucët”, tha Kongo.