Suedezi Khamzat Chimaev, një nga yjet në ngjitje të UFC-së (10 fitore, 0 humbje), ka deklaruar para eventit UFC-273 (9 prill), ku do të përballet me Bilbert Burns, se do të tërhiqet nga sporti pasi të shpallet kampion bote.
Ai beson se do të jetë pasardhësi i rusit Khabib Nurmagomedov në kafaz.
Ai deklaron gjithashtu se ndjek këshillën e nënës së tij, ashtu sikurse Khabib, që u largua pas kërkesës së saj, i pamposhtur. “Mamaja ime mendoj se pas çdo dueli bëhem më i mirë dhe i afrohem më shumë titullit kampion. I kam premtuar asaj se pasi të bëhem kampion do të tërhiqem”, tha Chimaev.
“Pra, qëllimi im është të bëhem numri 1 dhe të largohem nga artet marciale mikse”, u shpreh Khamzat Chimaev, që duelon në peshën “welter” (pesha deri 77kg). Aktualisht ai është numri 2 në këtë Divizion, ku titulli mbahet nga Kamaru Usman. Në rast se suedezi fiton ndaj Burns, atëherë i hapet “drita jeshile” të duelojë për titullin,