U sfidua nga Florian Marku, Amir Khan fërshëllehet nga tifozët pasi refuzoi...
Boksieri shqiptar, Florian Marku, shprehu një kërkesë pas fitores me Jenkins, për t’u ndeshur me Amir Khan.
Ky i fundit ishte në Manchester për të parë nga afër sfidën midis Konor Bin dhe Kris van Herden, me Bin që doli fitues.
Amir Khan u ngjit në ring pas përfundimit të duelit dhe e uroj për fitoren Bin, por nuk pranoi që të ndesheshin.
Kjo gjë solli irritimin e të pranishmëve, të cilët filluan ta fërshëllenin boksierin nga Boltoni.