Jeta është përplot sfida e të papritura.
Një jetë me sprova po e kalon edhe ish boksieri ferizajas Florim Xhabiri.
Ai ka më shumë se 6 vite që e ka ndërprerë karrierën, pa dëshirën e tij.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/17/auto_21650217680.jpg)
Xhabiri në të djathtë
Sëmundja e rëndë e detyroi të tërhiqet, me bindje të fortë se një ditë do të kthehet jo si garues por si trajner dhe të punojë me të rinjtë e ë rejat.
Dikur ishte boksier teje cilësor por që sëmundja ia ndërpreu në gjysmë ëndrrën.
Megjithatë, ai ende vazhdon me pasionin e boksit dhe është optimist e një ditë do të rikthehet fuqishëm.
Xhabiri beson fuqishëm, se do ta mposhtë sëmundjen e rëndë, të kthehet aty ku e presin me padurim dashamirët e sportit.