Usyk: Do të jem në Londër për të ndjekur sfidën

Boksi

Usyk: Do të jem në Londër për të ndjekur sfidën

Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:40
Usyk: Do të jem në Londër për të ndjekur sfidën

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka deklaruar se do të jenë në Londër këtë fundjavë për të ndjekur nga afër bashkë me stafin e tij duelin mes Tyson Fury e Dillian Whyte. Kjo përballje do të jetë për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

Ndërkohë që, vetë Usyk pritet të mbrojë titujt e tjerë të këtij Divizioni në fund të korrikut, në revanshin ndaj Anthony Joshua.

“Do të jem në Londër për të ndjekur sfidën. Do të jem bashkë me stafin tim afër ringut për të studiuar Tyson Fury dhe më pas do ta analizojmë pamjet televizive në shtëpi”, tha Oleksandr Usyk, që duket se po mendon që tani për një sfidë ndaj Tyson Fury.

Një përballje që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë edhe pse fillimisht ukrainasi do të duelojë ndaj Joshua.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat