Dy medalje të bronzta për boksierët nga Kosova në Kampionatin Evropian

Boksi

Dy medalje të bronzta për boksierët nga Kosova në Kampionatin Evropian

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:49
Taulant Jakupi dhe Donat Syla

Boksi e mbyll Evropianin me dy medalje të bronzta.

Dy boksierët e rinj, Taulant Jakupi dhe Donat Syla, pësuan humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-18, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Të dy e mbyllën Evropianin me medalje të bronzta, pas fitoreve të shënuara në çerekfinale.

Fitimi i dy medaljeve të bronzta në një garë të nivel të tillë, vlerësohet sukses për Federatën e Boksit të Kosovës, e cila në Evropian u përfaqësua edhe me gjyqtarin Latif Demolli, i cili po e ndanë drejtësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat