Supermeçi i dy boksierëve të mëdhenj në boksin profesionist zhvillohet sonte.
Tyson Fury-Dillain Wyhte do të ngjitën sonte në ringun e ‘nxehtë’ të Londrës, në një duel që parashikohet të jetë i zjarrtë.
Ky meç që po zgjon kërshërinë e miliona njerëz në planet, do të transmetohet në RTK.
Duelit Fury-Wyhte do t’i paraprijë emisioni special me analistët Artan Vërbica dhe Kreshnik Shala, emision që nis në orën 21:00, derisa superdueli i mbrëmjes mes Fury-Wyhte vjen në orën 23:00 me komentim të Artan Muhaxhirit.