Kampionia e UFC-së dhe Bellator kalon në boks

Boksi

Kampionia e UFC-së dhe Bellator kalon në boks

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:03
Kampionia e UFC-së dhe Bellator kalon në boks

Cris Cyborg, kampione e padiskutueshme e botës në artet marciale mikse, fillimist në UFC (pesha featherweight) dhe më pas në Bellator (pesha featherweight), ka vendosur të ndryshojë sport. 36-vjeçarja braziliane ka vendosur të kalojë në sportin e boksit dhe të lërë kafazin për të dueluar në ring.

“Kam shumë dëshirë që sfida ime e radhës të jetë në sportin e boksit”, tha Cyborg, që pak ditë më parë mbrojti titullin kampion në eventin “Bellator 279”. “Të merrem me boks ka qenë një nga ëndrrat e mia.

Po punoj që sfida e radhës të jetë në ring, shpresoj ta realizoj këtë sfidë”, u shpreh Cris Cyborg.

“Unë nuk e di se çfarë do të më rezervojë e ardhmja, nëse do të jem sërish në Bellator apo jo.

Mua më pëlqejnë sfidat e mëdha, për të argëtuar fansat sa herë që dueloj për titullin. pork am dëshirë një duel në boks, të stërvitem për një sfidë të tillë. Në karrierën time i kam bërë të gjitha disiplinat luftarake veç boksit”, tha Cyborg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat