Të shtunën e kaluar, në stadiumin “Wembley” të Londrës, para 95 mijë fansave, boksieri Tyson Fury mbrojti titullin kampion bote të peshës së rëndë (kategoria WBC). Ai mposhti me KO në raundin e gjashtë Dillian Whyte dhe më pas deklaroi se do të tërhiqej nga sporti, si i pamposhtur (31 fitore, 1 barazim).
Gjithsesi, Fury ka treguar se është një kampion edhe jashtë ringut. Të nesërmen e duelit, ai është rikthyer në stadium por me një mision tjetër. Bashkë me trajnerin e tij SugarHill Steward, ai ka pastruar mbeturinat e lëna nga fansat në stadium. Ata kanë postuar mbeturinat e hedhura në kosh në rrjetet sociale.
Natyrisht që ata kanë pastruar një zonë të vogël të një stadiumi gjigand dhe mbeturinat e kanë vendosur në koshat përkatës.
Një gjest që është vlerësuar shumë nga të tjerët. “Nga një fitore madhështore para 95 mijë personave…unë dhe Sugar duke mbledhur mbeturinat”, shkruan Tyson Fury.