Shqiptari regjistron tjetër fitore me nokaut

Boksi

Shqiptari regjistron tjetër fitore me nokaut

Më: 1 maj 2022 Në ora: 22:13
Shqiptari regjistron tjetër fitore me nokaut

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka arritur që të marrë fitoren e 11-të, duke arritur një triumf me KO në Shtete e Bashkuara të Amerikës ndaj një kundërshtari tepër të fortë si Deshon Ëebster. Prenga arriti që të mbyllë llogaritë në raundin e dytë ndaj një kundërshtari që kishte më tepër eksperiencë dhe që në karrierën e tij kishte pësuar vetëm 3 humbje.

Në “2300 Arena Philadelphia” nuk munguan dhe tifozët kuqezi, të cilët mbështetën sportistin nga Mirdita.

Prenga është rikthyer pas mungesës që pati për shkak të një shqetësimi që kishte në dorën e djathtë, por duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për të tjera suksese.

Aktualisht Kristian Prenga mban titullin e Kampionit të Europës në Kick Box për peshat e rënda. Sfida e radhë për Prengën pritet të jetë në muajin qershor.

Nëse boksieri shqiptar do të ketë dhe tre fitore të tjera, atëherë do t’i lindë e drejta për të zhvilluar një ndeshje të madhe.

Prenga ka treguar më herët se dëshira e tij është që shumë shpejt të organizojë një ndeshje të madhe në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat