Ikona e basketbollit, Resmije Juniku, thotë se është e tronditur me të dëgjuar lajmin se iku në botën tjetër legjenda e boksit, Xhevdet Peci.
Juniku është e pikëlluar thellë që Kosova humbi një emër të madh të sportit, jo vetëm Kosova por tërë shqiptaria.
Ajo ka një propozim për të nderuar Xhevdet Pecin.
“Xhevdet Peci, legjenda e sportit shqiptar, na tronditi me ikjen e tij në amshim.
Propozim im, është që shteti të shpall ditë zie.
Kemi humbur një emër të madh, një emër që na ka bërë krenar me sukseset e tija”, thotë Juniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.