Legjenda e boksit, Xhevdet Peci, nesër pritet të varroset (16.30) në fshatin Zhazhë të Mitrovicës.
Trupi i pajetë i tij është nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Kosovë.
Pak kohë para se të vdes ai e ka lënë edhe porosinë e fundit!
“Pak kohë para se të vdes, në banesën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka thënë bashkëshortes: ‘Nëse vdes, më varrosni në fshatin e lindjes Zhazhë’.
Kjo ishte porosia e fundit e tij”, tregon një burim i afërt me familjen e tij për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Xhevdet Peci ndërroi jetë (në moshën 67 – vjeçare) të hënën që e lamë pas.
Ai ka qenë i vetmi boksier i gjeneratës së artë që ka fituar pesë tituj me klubin e boksit Prishtina në ish Jugosllavi.